
Fizioterapia online me profesionistë të liçencuar dhe programe të personalizuara
Kur ke dhimbje, jemi aty – edhe nga larg.
Si Funksionon?
HAPI 1 – Rezervo Konsultën
Zgjidh orarin dhe fizioterapistin që të përshtatet përmes platformës sonë onlinePlotëso formularin me emrin, mbiemrin, numrin e telefonit dhe vendbanimin tënd.
Konsulta e parë është falas për klientët e rinj.Kliko në “Rezervo Konsultën” për të nisur.
HAPI 2 – Tako Fizioterapistin Online
Do të marrësh udhëzime të thjeshta për t’u lidhur në konsultë përmes telefonit, tabletit apo kompjuterit. Ekipi ynë teknik është gjithmonë në dispozicion nëse ke
vështirësi me lidhjen.
HAPI 3 – Vlerësim & rekomandim i trajtimit
Gjatë konsultës do të kryhet një vlerësim i plotë i problemit dhe do të diskutohet plani i mëtejshëm. Fizioterapistët tanë të licensuar do të përgatisin për ty një program personal ushtrimesh dhe trajtimi.
HAPI 4 – Aktivizo planin tënd ushtrimor
Fizioterapisti do të të udhëzojë për aktivizimin e planit tënd ushtrimor të personalizuar, nëpërmjet platformës.
HAPI 5 – Ndiq përparimin tënd
Fizioterapisti ndjek progresin dhe monitoron rezultatet për të përditësuar programin sipas ecurisë tënde.
Pse KonsultoPT?
Vetëm fizioterapistë të licensuar dhe me vlerësime të larta
Të përzgjedhur me kujdes, të trajnuar dhe të testuar për cilësi.
Efikasitet i lartë në rezultatet e trajtimit
95% e pacientëve përmirësohen brenda 4 javësh .
Më ekonomik se trajtimi në klinikë
Konsulta dhe programet tona janë më të përballueshme dhe po aq efektiv
Trajtohu nga shtëpia – kur të duash, ku të duash
Kursen kohë dhe shmang udhëtimet. Mjafton një pajisje me internet
Pa stres me dokumentet dhe faturimin
Zgjidhje të personalizuara për një jetë pa dhimbje
Plan ushtrimesh i ndërtuar për nevojat e tua unike.
Përvoja e Pacientëve
Majlinda, 61 vjeç nga Durrësi
Pas kirurgjisë të kyçit të këmbës
"Pas operacionit, ndihesha e pasigurt për lëvizjen dhe nuk mund të udhëtoja shpesh për fizioterapi. Me KonsultoPT gjeta një mbështetje të vërtetë. Ushtrimet ishin të thjeshta për t’u ndjekur dhe fizioterapistja më monitoronte çdo javë. Sot, ec pa ndihmë dhe ndjej që kam marrë kontrollin mbi trupin tim sërish."
Shpëtim, 45 vjeç nga Berati Hernie diskale
"S'e mendoja kurrë që fizioterapia online do të më ndihmonte kaq shumë. Me dhimbjet në mes dhe pamundësinë për të shkuar në klinikë, isha gati të dorëzohesha. Por fizioterapisti në KonsultoPT më shpjegoi çdo gjë me qetësi, dhe ushtrimet ishin fiks për problemin tim. Tani lëviz më lirshëm, nuk kam më atë dhimbje të padurueshme''.
Andi, 34 vjeç nga Gjermania
Dëmtim gjatë sportit
‘‘Pas një dëmtimi serioz në tendinën e krahut të djathtë, humba aftësinë për ta ngritur dhe dhimbjet nuk më linin të flija. Pavarësisht fizioterapisë, nuk shihja përmirësim derisa fillova ushtrimet që më dërgonte çdo ditë Dr. Aden Gripshi. Pas një muaji, dhimbjet u lehtësuan ndjeshëm dhe u ktheva të luaj ping pong. Faleminderit!''.